Një tifoz është ankuar se në ndeshjen mes Ballkanit dhe Llapit ka pasur dallavere me bileta.
Sipas tij, kanë hyrë shumë tifozë që s’kanë pasur bileta. Ndërsa ai me një video drejtuar Sheshi.info ka treguar se edhe pse ka blerë biletën nuk i është lejuar hyrja në stadium.
Ndërkaq, ndeshja të cilën Ballkani e fitoj 2:0 ndaj Llapit, ka pasur ndërprerje disa herë pasi sipas rregullave të reja të Qeverisë, lejohen vetëm pesë për qind të tifozëve në stadium dhe që ishin me shumë se përqindja e lejuar për t’u mbrojtur nga COVID-19.