×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tifozi i klubit skocez “ia pa sherrin” televizionit, kapet mat nga kamerat dhe pushohet nga puna

    Insajderi
    14 June 2022 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një fans i Glasgow Rangers e ka humbur vendin e punës, pasi e ka shmangur rikthimin në punë.

    Ishte vetë, Thomas Meikle i cili ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, se për arsyen e mos rikthimit është pushuar nga puna.

    Ai ka treguar se ka gënjyer eprorët e tij se ishte ende në Sevillë pasi e kishte përcjellë klubin e zemrës në finalen e Ligës së Evropës.

    Meikle u tha punëdhënësve se ishte ende në Sevillë pasi shikonte skuadrën e tij në finalen e Ligës së Evropës, por në fakt po përgatitej të shihte Rangers.

    Një gënjeshtër e lehtë për t’u thënë, pasi shanset që shefi nga puna t’ju dallojë mes dhjetëra mijëra tifozëve në një stadium futbolli janë me siguri shumë të pakta.

    Por që fati nuk ishte në anën e Meikle , ekuipazhi i kamerës së BBC-së e futi në telashe të mëdha, duke e kapur me kamera nga stadiumi.

    “Nuk mund ta besoj që m’u përfundua kontrata sepse u thashë në punë që isha ende në Sevillë pasi që doja të shkoja ta ndiqja finalen e Kupës së Skocisë, dhe pastaj më shfaqën në televizion, më zunë”, ka shkruar Meikle në Twitter ku e ka bashkëngjitur videon teksa shihet në ekran.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark