×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tigri vret 9 persona në Indi, mes tyre një nënë me fëmijë

    Insajderi
    10 October 2022 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Indi ka qëlluar për vdekje një tigër pasi vrau të paktën nëntë persona në Champaran, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

    Operacioni u drejtua nga policia e Biharit, e cila rrethoi një fushë me kallam sheqeri pranë fshatit Sitaltola Baluwa për të vrarë tigrin tre-vjeçar të njohur si T-104. T-104 u qëllua në orën 15:15 me kohën lokale të së shtunës.

    Tigri mashkull kishte terrorizuar komunitetet rreth Rezervatit të Tigrave Valmiki.

    Ndryshe, India është shtëpia e më shumë se 70% e tigrave të egër në botë.

    Vlen të theksohet se, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara në vitin 2019, midis 40 dhe 50 njerëz vriten nga tigrat çdo vit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark