Vazhdojnë polemikat dhe kundërshtimet midis AAK-së e PDK-së. Abelard Tahiri ka thënë mbrëmë se Ramush Haradinaj nuk ka më vend në politikë.
Time Kadriaj i është kundërpërgjigjur zyrtarit të PDK-së duke thënë se një deklaratë e tillë ngjason me ato ruso-serbe.
“Deklarimi i mbrëmshëm se Haradinaj nuk ka vend në politikë, ngjason me deklaratat ruso -serbe, që për 22 vjet nuk u ndalën asnjëherë.
Të tilla deklarata, nuk duhen konsideruar fare shqetësuese, nëse merret parasysh kush i ka thënë, dhe Abelard Tahiri është i njohur për të tilla qëndrimesh.
Por më 14 shkurt, edhe zotëria në fjalë do e kuptojë pozitën dhe vlerën e tij politike dhe njerëzore, sepse Drenica e njeh më së miri”, shkruan Kadriaj në reagim.