Kandidatja për deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka mbajtur një tubim me qytetarët e Deçanit.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se e falënderon qytetarët për mbështetjen e dhënë liderit të partisë së saj, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Insajderi.
“Ne Deçanin e historisë e traditës. Ju falënderoj për perkrahjen e vazhdushme e të pa rezerv për liderin Ramush Haradinaj. Ramushi për president! Time kadrijaj 3”, ka shkruar Kadrijaj. /Insajderi.org