Përpos Dritës dhe Ballkanit, sonte në garat evropiane do të paraqiten edhe dy skuadra tjera shqiptare.
Bëhet fjalë për Tiranën dhe Shkupin.
Kampionia e Shqipërisë, Tirana do të ndeshet në shtëpi me Dudelangen në kuadër të rrethit të parë eliminator në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë i takoi skuadrës nga Luksemburgu 1:0, teksa sonte kryeqytetasit duan përmbysje dhe kualifikim tutje.
Nga ana tjetër, Shkupi do të ketë punë më të lehtë ndaj Lincoln Red Impsit në Gjibraltar.
Kjo pasi në ndeshjen e parë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi fitoi me rezultat bindës, 3:0.
Më poshtë, gjeni të gjitha ndeshjet që luhen sot./FrontOnline/