×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tirana “flakë” në merkato, bardheblutë kërkojnë tani edhe Mario Mitaj

    Insajderi
    17 June 2022 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tirana hedh sytë nga Greqia për të marrë ndonjë lojtar të Kombëtares për ta bashkuar me kampionët e Shqipërisë. Këtë herë menaxherët ia kanë vënë syrin Mario Mitajt, që aktivizohet me Shpresat.

    Lojtari që luan në mbrojtje, mund të ketë të ardhme te bardheblutë, sepse aktivizohet si në krah dhe në qendër të mbrojtjes.

    Tirana ka bërë një sondazh për të parë nëse është i gatshëm të vijë në Shqipëri. Gjithsesi, menaxherët thonë se lojtari që është pjesë e ekipit kombëtar, mund të ketë të ardhme në Greqi.

    Ai luan në kategorinë e dytë greke dhe nëse pranon, do të ishte një përforcim i madh për Tiranën. Nga ana tjetër, bardheblutë duan që ta aktivizojnë në qendër, por ai është nga ata futbollistë që ka forcë, teknikë dhe gjuajtje.

    Me AEK-un sezonin e fundit ka luajtur 23 ndeshje dhe ka dhënë 6 asiste, duke qenë në fushë 1766 minuta. Për momentin gjërat janë jo, por lojtari mund të joshet nga të qenët në Champions dhe që Tiranën ta shohë si trampolinë për të ardhmen. Prej kohësh Tirana kërkon lojtarë të mirë dhe që njihen, ndërsa nuk ka afruar asnjë sportist të huaj.

    Klubi po sheh edhe për lojtarë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Flasim për ata që mund të jenë pjesë e Tiranës. Janë shumë emra në qarkullim, por nuk ka asgjë konkrete./Panorama Sport

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark