Nënkampionia e Shqipërisë në futboll, Tirana, ka avancuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në raundin e parë, Tirana e kaloi Dinamo Batumin e Gjeorgjisë.
Ndeshja në Tiranë, një javë më parë, kishte përfunduar 1:1.
Ndërkohë të enjten në Batumi, skuadra tiranase fitoi me rezultatin 2:1.
Regi Lushkja kaloi në epërsi Tiranën në minutën e 28-të.
Ardit Deliu shënoi golin e dytë në minutën e 78-të. Deliu u aktivizua në vend të Lushkjës.
Regi Lushkja kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë, madje në minutën e 93-të.
Dinamo Batumi golin për 2:1 e shënoi në minutën e 90-të. Realizator ishte Tornike Kapanadze.
Në raundin e dytë kualifikues, Tirana luan me Beshiktashin.