Premierliga po shkon drejt fundit të këtij sezoni dhe ne kemi parë një luftë interesante mes dy skuadrave, Manchester City dhe Liverpool.
Mediat në Angli kanë filluar të shkruajnë për play-offin potencial në rast se dy skuadrat e mbyllin xhiron e 38-të me pikë të njëjta në tabelë.
Për ta parë një ndeshje play-offi, për herë të parë në histori të Premier League, (e cila do të luhej në një vend neutral) në katër xhirot e ardhshme duhet ndodhin këto rezultate:
Liverpool 1-0 Tottenham
Manchester City 3-1 Newcastle United
Aston Villa 0-1 Liverpool
Wolves 0-2 Manchester City
West Ham 1-0 Manchester City
Southampton 1-2 Liverpool
Liverpool 1-1 Wolves
Manchester City 2-1 Aston Villa
Kujtojmë që tani skuadra e Manchester Cityt është duke u prirë tabelës me 83 pikë – një më shumë se Liverpooli (82).