×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Toka do të kthehet në një ferr të vërtetë nëse nuk merren masa për klimën”

    Insajderi
    17 July 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Toka do të kthehet në një “ferr”  të vërtetë nëse valët e të nxehtit nuk i nxitin qeveritë e vendeve që të marrin masa për ndryshimet klimaterike. Ky është paralajmërimi që vjen nga një shkencëtare e klimës në një kohë kur Toka po përballet me fenomene ekstreme të motit.

    “Njerëzimi duhet të presë gjithnjë e më shpesh fenomene ekstreme të motit, nëse temperaturat globale vijojnë të rriten me ritmet aktuale,” deklaroi Dr. Akshay Deoras, nga departamenti i meteorologjisë në Universitetin Reading.

    Temperaturat globale pritet që të rriten më më shumë se 1.5C përpara vitit 2027, duke shkelur kështu normën që ishte paracaktuar në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015 dhe duke shkaktuar pasoja katastrofike.

    “Temperaturat të rritje, të nxitura nga emetimet e gazeve serrë po nxehin Europën dhe pjesën tjetër të planetit tonë,” tha Dr Deoras.

    “Ne e kemi ditur edhe më herët se rritja e temperaturave me 1.5°C mund të kishte pasoja katastrofike duke sjellë fenomene të motit ekstrem, duke përfshirë këtu valën përvëluese të të nxehtit që po shohim në Spanjë dhe në Itali.”

    Marrëveshja e Parisit, e firmosur nga 175 vende, kishte si objektiv kryesor ndalimin e rritjes së temperaturave me 1.5C mbi vlerat e regjistruara në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, përpara se të merrnin hov industrializimi dhe lëndët djegëse fosile.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark