Boksieri Tommy Fury ka fituar duelin e shumë pritur ndaj ish youtuberit, Jake Paul, në kuadër të duelit kryesor në Arabinë Saudite për peshat gjysmë të rënda.
Fury ishte më i mirë se kundërshtari i tij duke fituar në fund.
Vëllai i kampionit të peshave të rënda Tyson Fury, dominoi plotësisht në dy raundet e para duke qenë tepër i kujdesshëm derisa jepte goditje mjaftë të forta.
Në raundet e tjera ishte më e baraspeshuar me dy boksierët që dhanë goditje të shumta.
Raundet e fundit ishin më interesante, me Fury që u tregua më i mirë dhe si pasojë arriti ta fitojë meçin e madh pas vendimit të gjyqtarëve.
Një nga gjyqtarët i dha më shumë pikë Paulit, por dy të tjerët vendosen në të mirë të Furyt.
Kështu, falë kësaj fitore të madhe Fury mban rekordin e të pamposhturit duke regjistruar fitoren e nëntë. Ndërsa, Paul shijon humbjen e parë në karrierën e tij profesionale.
Kujtojmë, Paul ka treguar se këtë vit do të përballet edhe me yllin e UFC-së, Nate Diaz dhe synon ta mbyllë vitin me një ndeshje ndaj KSI.