Jetmir Topalli është larguar nga skuadra e deritanishme Istanbulspor që bën pjesë në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi kosovar nuk ishte në planet e skuadrës së tij dhe largimi ishte i pashmangshëm duke prishur kontratën.
Por menjëherë Topalli ka gjetur skuadër të re dhe ka mbetur pjesë e futbollit turk.
Ish-anëtari i Ballkaint karrierën do ta vazhdoj te skuadra turke Manisa ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi.
25-vjeçari është prezantuar tanimë nga Manisa, por që nuk janë dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.
Manisa bën pjesë në Ligën e Parë të Turqisë, derisa në tre ndeshjet e para ka grumbulluar shtatë pikë ku qëllimi i klubit është të futen në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/