Për “Topin e Artë” që akordohet nga revista prestigjioze francize “France Football” votojnë gazetarët nga çdo vend i Botës.
Për Shqipërinë të drejtën e votës e ka gazetari i shquar i sportit, Besnik Dizdari, i cili është njëherësh edhe presidenti i Nderit i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë në Shqipëri (ASPA) si dhe kolumnist i gazetës “Panorama Sport”.
Çdo gazetar kishte të drejtë të zgjidhte 5 emra futbollistësh dhe t’i vlerësonte me gjashtë pikë vendin e parë, 4 të dytin, 3 të tretin e kështu me radhë.
Përveç kësaj gazetarët kanë votuar edhe për portierin më të mirë, me të njëjtin sistem vlerësimi, duke përzgjedhur tre emra. /panorama.al/
JORGINHO (6)
Lionel Messi (4)
Robert LEWANDOWSKI (3)
Leonardo BONUCCI (2)
PEDRI (1)
« Trophee Yachine » 2021
Gianluigi DONNARUMMA (3)
Emiliano MARTINEZ (2)
Edouard MENDY (1)