Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj e ka nisur javën me vizita në biznese e në një fermë në Vlashnje, i shoqëruar nga Kandidati për Kuvend Komunal Alban Bislimaj.
Totaj është njohur nga afër me sfidat, vështërsitë që pandemia u’a ka krijuar dhe me pritshmëritë e tyre nga pushteti i ardhshëm komunal.
“Funksionalizimi i zonës ekonomike, mbështetja e bizneseve egzistuese për ngritjen e kapaciteteve, tërheqja e investitorëve të huaj- janë vetëm disa nga planet tona konkrete për katër vitet e ardhshme. Qyteti i Prizrenit, përveç se do të bëhet qytet me i mirë për të jetuar, në qeverisjen tonë, do të bëhet poashtu qendër lidhëse ekonomike, mes Prishtinës- Tiranës- Shkupit. Kapacitetet ekonomike, njerëzore dhe kapitale egzistojnë, duhet menaxhim i mirë për të shfrytëzuar në maksimum kapacitetet egzistuese dhe për të nxitur ngritje akoma më të madhe” ka thënë Totaj
Totaj u shpreh i bindur se në qeverisjen e tij, bizneset do të jenë prioritet dhe do të i krijohen mundësi të reja zhvillimi.