×
  • Lajme
  • Lajme

    Totaj në Prizren: Fondi i Punësimit do të menaxhohet nga Komuna dhe opozita

    Insajderi
    10 October 2017 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, në prezantimin e programit të tij gjatë gjithë fushatës i ka kushtuar rëndësi të veçantë Fondit të Zhvillimit prej 2 milionë eurosh.

    Kandidati Totaj, ditëve të fundit ka dhënë edhe më shumë detaje për mënyrën si do të funksionoj Fondi vitin e parë dhe si do të menaxhohet, duke i kushtuar rëndësi veçmas transparencës.

    “Që në vitin e parë të mandatit do të krijohet Fondi për Zhvillim prej 2 milionë eurosh. Fillimisht do të mbështeten ide-bizneset e reja në shumën deri 20 mijë euro si dhe bizneset ekzistuese kryesisht në rritjen e eksporteve dhe thithjen e fondeve nga grantet e BE-së.  Megjithatë, për mua ka rëndësi edhe mënyra si do të menaxhohet. Prandaj unë do të ngriti një ekip që përbëhet nga ekspertë të Komunës dhe partive opozitare për të siguruar transparencë të plotë” ka thënë Totaj.

    Kjo formë e krijimit të mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës është praktikuar në shumë shtete të huaja, dhe Totaj si ekonomist me profesion e ka prezantuar pothuajse në të gjitha takimet e tij me qytetarë në Prizren.

    Totaj ka premtuar se ky Fond do të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark