Ngjashëm me versionin amerikan, Toyota Supra që është në dispozicion për blerësit në Evropë, ka 6 cilindra 3.0 litra që sigurojnë 340 kuaj fuqi.
Motori është i lidhur me transmetimin automatik ZF me 8 shpejtësi dhe makina nga 0 deri në 100 km në orë arrin për 4.3 sekonda, përpara se të arrijë një kufizim elektronik prej 250 km/h, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, Toyota zhvilloi Supra e re në bashkëpunim me BMW dhe ky model prodhohet në Grac të Austrisë së bashku me BMW Z4 të ri.