×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Toyota tërheq mbi 181 mijë automjete nga Kina

    Insajderi
    04 February 2018 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhuesi i automobilave japoneze, Toyota, do të tërheqë 181 mijë e 797 automjete në Kinë për shkak të defektit në “airbag”.

    Në një njoftim nga Administrata kineze për Monitorimin e Cilësisë dhe Karantinës, është theksuar se automjetet me defekte në “airbag” janë modelet New Highlander, Levin, Levin hybrid dhe Corolla hybrid të prodhuar mes 4 maj 2015 dhe 4 shkurt 2016.

    Në njoftimin në të cilin thuhet se defekti në airbag mund të shkaktojë rrezik për sigurinë e shoferit, është theksuar se janë të shqetësuar nga kjo. Ndërsa Toyota do të tërheqë 181 mijë e 797 automjete nga ky vend për shkak të defektit në fjalë.

    Më tej bëhet e ditur se tërheqja do të fillojë nga 10 shkurti, ndërsa kompania do t’i ndërrojë pjesët me defekt pa pagesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark