×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Trabzonspor doli kampion pas 38 vitesh, festë e çmendur 

    Insajderi
    30 April 2022 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qyteti i peshkatarëve në brigjet e Detit të Zi ka nisur festën për rikthimin e titullit kampion të Turqisë pas plot 38 viteve.

    Mjaftonte vetëm një barazim në ndeshjen e së shtunës kundër Alanyaspor dhe Trabzonspor e zyrtarizoi trofeun prestigjoz pikërisht me barazim 2-2 festën tre javë nga fundi i sezonit të rregullt.

    E ka dominuar kampionatin si rrallëherë kanë bërë kampionët ne Turqi gjatë dekadave të fundit. Pas 34 javëve me 12 pikë diferencë nga vendi i dytë i Fenerbahce.

    Drejt qytetit kanë udhëtuar mijëra emigrantë nga Trabzoni, duke e kthyer zonën në një arenë të madhe feste pasi kjo zonë njihet si një nga më të lidhurat me skuadrën e saj. Kaos me fluturimet, prenotime të ezauruara prej shumë javësh aq sa gjatë ditëve të fundit janë shtuar shumë fluturime, pothuajse 45 itenerare shtesë nga çdo cep i planetit.

    Ishte viti 1976 kur Trabzonspori theu dominimin e Stambollit për herë të parë ndërsa në vitin 1984 mbylli një cikël suksesesh ne 5 trofe rresht dhe që preaj asaj kohe, pavarësisht pasionit dhe mbështetjes së njerëzve për skuadrën, titulli kishte munguar. Në Trabzon shpresojnë që ky të jetë vetëm viti i parë i një tjetër epoke të artë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark