×
Show

Tradita vazhdon, këtë të shtunë vjen një tjetër super performancë

Insajderi
18 March 2020 - 18:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pumio Space është DJ i radhës që do të përkujdeset për argëtimin e mijëra dëgjuesve të muzikës elektronike këtë të shtunë duke filluar nga ora 22:00. RaveTravel vazhdon me sukses realizimin e eventeve Live Stream, që po transmetohen live përmes faqes së RaveTravel në Facebook, dhe një ndër mediumet që transmeton live këtë event është dhe Insajderi.com

Në dekadën e parë të karierës së tij, Pumio Space fitoi mbështetjen e shumë artistëve të njohur të skenës së muzikës elektronike. Eksperimentet si DJ dhe Producent përgatitën terenin për zhvillimin e tij në horizonte tjera.

Pumio Space është një koleksionist i zjarrtë i rekordeve, pasioni i të cilit për të zbuluar rekorde të rralla të muzikës elektronike në dyqane podrume të pllakave vinyl anembanë Evropës ushqen stilin unik muzikor të Pumio’s.

Setet e tij përfshijnë tinguj klasikë të muzikës house dhe minimal. Pumio është themelues i Playfest, një festival muzikor që mbahet në ambient të hapur, i cili kishte një edicion të parë të suksesshëm verën e kaluar. Viti 2019 shënoi themelimin e Playdrum, një kolektiv i DJ-ëve dhe record label të cilin Pumio e bashkëthemeloi me pesë DJ tjerë nga Kosova.

Vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për Pumion, i cili është në një mision të vazhdueshëm për të krijuar dhe luajtur muzikë autentike elektronike. Më i përkushtuar se kurrë për ta shtyer para skenën muzikore të Kosovës, Pumio Space veç sa ja ka filluar…

Sesionin e drejtpërdrejt të Pumio Space mund ta ndiqni këtë të shtune më 21 Mars nga ora 22:00.

RaveTravel dhe Insajderi ua sjellin muzikën më të mirë elektronike live nga Facebook.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark