×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Trafiku Urban njofton për ndryshim të përkohshëm të qarkullimit të disa autobusëve

    Insajderi
    21 September 2023 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trafiku Urban në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se do të ketë ndryshime të përkohshme në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve në linjat 1A, 3, 4, 7C.

    Nga e premtja, më 22 shtator, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 15:00, linjat: 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë rrjedhën e tyre.

    Linja 1A do të nisë udhëtimin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në drejtim të magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë.

    Po ashtu, linjat 3 dhe 4 do të ndryshojnë rrjedhën e tyre të qarkullimit në drejtimin e rrugës “Agim Ramadani,” pa kaluar në qendrën e qytetit.

    Ndërkaq, linja 7C do të nisë udhëtimin në lagjen Kalabria në drejtim të magjistrales M2 për t’u lidhur me Bulevardin “Bill Klinton“, pastaj do të vazhdojë në rrugën “Ilaz Kodra” dhe do të kthehet në rrugën “Tahir Zajmi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark