×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjedi: 10-vjeçari vret me armë vëllanë e tij 8 vjeç

    Insajderi
    26 October 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një djalë 8-vjeçar nga Venezuela u vra pasi u qëllua aksidentalisht nga vëllai i tij 10-vjeçar, ndërsa ata ishin vetëm në shtëpinë e tyre në Hjuston, SHBA.

    Fëmija, familja e të cilit ishte shpërngulur nga Venezuela vetëm disa muaj më parë, ishte duke luajtur me vëllain e tij të madh në dhomën e vetme të gjumit të shtëpisë kur arma u shkrep, duke e plagosur për vdekje në gjoks.

    Sipas Daily Mail, vëllai 13-vjeçar i djemve ishte gjithashtu brenda banesës në momentin e të shtënave, por ishte i padëmtuar dhe thirri 911.

    “Këto situata janë të parandalueshme. Fëmijët nuk duhet të kenë kurrë akses në armë. Çdo gjë mund të ndodhë”, tha sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez.

    Autoritetet po hetojnë se kush e zotëron armën e gjahut dhe nëse ajo ishte e mbushur nga njëri prej vëllezërve. Sherifi konfirmoi se ka të ngjarë të ngrihen akuza kundër prindërve.

    Sipas ABC13.com, djemtë nuk ishin regjistruar në shkollë që kur u transferuan në perëndim të Houston nga Venezuela disa muaj më parë. “Si prind, askush nuk duhet ta kalojë këtë. Është e tmerrshme që kjo të ndodhë çdo ditë. Diçka duhet bërë. Është jashtë kontrollit”, tha një fqinj i familjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark