×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tragjedi në Fushë Kosovë/ Vdes një 1-vjeçar, u aksidentua në oborrin e shtëpisë

    Insajderi
    06 September 2022 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që dyshohet të jetë shkaktuar nga babai i viktimës.

    Siç bën të ditur Policia, ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Lagjen 28 në Fushë Kosovë, në oborrin e shtëpisë, rreth orës 16:00.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Fëmija fillimisht ishte dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

    “Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se  fëmija i lënduar është dërguar në QKUK,  ku edhe  është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë. Aktuaisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark