×
  • Lajme
  • Aktuale

    Tragjedia në liqenin e Banjës, gjenden katër trupat e pajetë të familjes Zogu

    Insajderi
    21 July 2023 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë gjetur trupat e katër viktimave të familjes Zogu, që humbën jetën pasditen e sotme në liqenin e Banjës.

    Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar.

    Polumbarët e RENEA-s si dhe banorë të zonës u aktivizuan në kërkimin e katër viktimave, trupat e të cilëve u gjetën orët e vona të mbrëmjes së sotme.

    Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë. Por më pas ata nuk dolën më nga uji.

    Buzë liqenit policia  gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark