×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Trajneri dhe Federata e Iranit shumë të zemëruar me deklaratën e Jurgen Klinsmann – kjo është arsyeja

    Insajderi
    27 November 2022 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Iranit dhe selektorit Carlos Queiroz kanë reaguar me zemërim ndaj legjendës gjermane, Juergen Klinsmann. Lojtari i madh gjerman ka ngjallur reagime të shumta me deklaratën se lojtarët e Iranit në Kupën e Botës përdorin taktika të pista, pasi kjo është në “kulturën e tyre”.

    Federata iraniane dhe selektori Queiroz kanë thënë të dielën se Klinsmann duhet të japë dorëheqje nga grupi i studimit teknik të FIFA-s. Ndërkohë, federata iraniane ka shkruar se pret kërkim falje nga ish-selektori i Gjermanisë dhe SHBA-së.

    Po ashtu, federata iraniane ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga FIFA për çështjen në fjalë.

    Klinsmann drejtoi SHBA-në nga viti 2011 e deri në vitin 2016. Ai kishte udhëhequr Gjermaninë drejt vendit të tretë në Kupën e Botës në vitin 2006. Ka pasur karrierë të madhe si lojtar.

    Ai tha të premten se “është kulturë e lojtarëve iranianë të luajnë pistë dhe të përdorin trike për ta kthyer arbitrin në anën e tyre”. Këtë deklaratë e dha derisa po komentonte fitoren e Iranit ndaj Uellsit për transmetuesin britanik, BBC.

    Irani luan ndeshje vendimtare me SHBA-në të martën.

    “Kjo është mënyra e tyre për ta bërë këtë. Dhe kjo është arsyeja pse Carlos Queiroz përshtatet shumë mirë me ekipin nacional të Iranit”, tha Klinsmann, që gjithashtu shfaqi nënçmim për lojtarët në Amerikën Qendrore.

    “Kam punuar gjashtë vjet për SHBA-në. Ata shkuan në Guatemala, Honduras, Kosta Rikë. Kjo i përshtatet kulturës së tyre”.

    Queiroz, që është nga Portugalia, është përgjigjur të dielën, kur akuzoi ish-sulmuesin e Gjermanisë për “qëndrim tipik të superioritetit”.

    “Ato komente për kulturën e Iranit, përfaqësuesen e Iranit dhe lojtarët e mi janë turp për futbollin”, shkroi Queiroz.

    Si anëtar i grupit studimor teknik të FIFA-s, Klinsmann duhet të bëjë analiza të ndeshjeve, duke zhvilluar lojën në gjithë botën.

    Queiroz e ftoi Klinsmannin që ta vizitonte kampin e Iranit dhe të shihte se sa shumë lojtarët e duan dhe e respektojnë futbollin. Por Queiroz tha se Klinsmanni së pari duhej të jepte dorëheqje nga FIFA.

    Klinsmann është ftuar edhe nga federata iraniane.

    “Pasi është gjerman, premtojmë se Klinsmannin nuk do ta gjykojmë për episodin më të turpshëm në histori të Kupës së Botës ‘Turpin e Gijonit 82’, kur Gjermania Perëndimore dhe Austria fiksuan një rezultat”, ka thënë federata iraniane. “Si ish-lojtar, Klinsmann nuk do të gjykohet për aktrimet e tij të famshme dramatike”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark