FC Bayern Munich ka konfirmuar se trajneri i tyre, Jules Nagelsmann ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Insporti.com.
Klubi gjerman përmes një kouminkate për shtyp ka njoftuar se në testin e bërë për koronavirus, Nagelsman ka rezultuar pozitiv.
Ai është izoluar dhe gjendja e tij shëndetësore për momentin është e mirë.
Trajneri gjerman nuk ishte mbrëmë në bankë e Bayernit në ndeshjen kundër Benficës në kuadër të Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra gjermane e fitoi 0:4. /Insporti.com/