×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Çekisë: Nëse nuk besojmë te njëri-tjetri, do na ‘shqyejnë’

    Insajderi
    09 October 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavi ka dhënë një intervistë të gjatë për Sport.cz dhe Pravo, ku ndër të tjera ka folur për ndeshjen me Kombëtaren kuqezi, më 12 tetor në “Air Albania”.

    Çfarë po ndodh brenda grupit tuaj para ndeshjes së rëndësishme në Shqipëri? Jeni i emocionuar, nervoz apo i shqetësuar?
    Kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja, nervozizmi është normal, por ne e dimë sa e rëndësishme do të jetë ndeshja. E dimë që atmosfera atje do të jetë e stuhishme, ka pasur një interesim të madh për ndeshjen në Shqipëri, njerëzit atje janë me temperament. Nuk e mohoj që ambienti vendas do të jetë avantazh për kundërshtarin.

    A është e mundur të përgatitesh për një mjedis të egër?
    Të gjithë lojtarët e dinë se çfarë është në lojë dhe çfarë i pret në Shqipëri. Duhet t’i bindim që janë të mirë, të fortë, me vetëbesim dhe duan të kenë sukses. Kjo është tmerrësisht e rëndësishme. Nëse nuk i besojmë njëri-tjetrit, do të na shqyjnë në Shqipëri.

    Çfarë të ka habitur më shumë kur analizon ndeshjen e parë me Shqipërinë? Çfarë do të duhet të ndryshoni?
    U befasuam që patëm shumë humbje, sidomos në pjesën e parë. Pasime të këqija, topa të gjatë, ndërhyrje të humbura, pak lëvizje. Ishte shumë keq në pjesën e parë, kjo nuk mund të ndodhë me ne. Disa aksione po zhvilloheshin mirë, ishim para pasimit përfundimtar, por këtu u ngatërruam. Kjo ka ndodhur rreth dhjetë herë, këtë nuk mund ta përsërisim për herë të dytë. Përveç kësaj, ne kishim një fushë të madhe, duhet të jemi më kompakt dhe të përgjegjshëm.

    Si kanë shkuar seancat stërvitore?
    Stërvitja e parë është të hënën, e cila është pak a shumë restauruese. E marta është dita e vetme që mund të praktikojmë disa taktika. Të mërkurën do të jemi në Shqipëri dhe do të kemi një seancë stërvitore para ndeshjes.

    Pas ndeshjes me Shqipërinë, u përfol shumë ecuria e mesfushorit Aleks Krale. Ju çfarë mendimi keni?
    Është turp sepse Aleksi punon shumë. Ne e thirrëm atë, edhe pse ai nuk luajti në Uest Hem, por ai gjithmonë punonte shumë dhe vinte i përgatitur. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë ai u fajësua kryesisht për humbjen para golit, por ndryshe e punoi ndeshjen në një zonë të madhe. Ai krosoi, vrapoi, fitoi shumë topa. Nuk po them se ishte ndeshja e tij, nuk na shkoi mirë në përgjithësi, por njerëzit morën një imazh të tij që ndoshta është e vështirë të ndryshohet. Por shikoni, ai luajti të gjithë ndeshjen në Champions të martën, ai shënoi një gol. Ne ende llogarisim tek ai, por nuk është se ai ka një vend të caktuar. Aktualisht vlen për ne.

    Në përgjithësi, shumë kritika iu drejtuan pas ndeshjes në Shqipëri. Si i cilësoni ato?
    Mendoj se askujt nuk i pëlqen që njerëzit ti shajnë. Nuk dua të jem arrogant, por nuk kontrolloj në rrjetet sociale. E pranoj kur dikush ka një mendim kritik. Pas asaj ndeshje askush nuk thotë se ne luajtëm mirë, donim dhe duhej të fitonim. Nuk më pëlqejnë kritikat, nuk jam mazokist që të lexoj vulgaritete për veten time. Ndoshta gjërat do të ndryshojnë pas duelit në Shqipëri.

    Presidenti i Federatës së Çekisë, Petr Fousek ju ka shprehur publikisht mbështetjen edhe para ndeshjes në Shqipëri. A ju qetëson kjo gjë?
    Nëse ai nuk do të kishte besim tek ne, nuk do të ishte e këndshme. Por është një lajm pozitiv që ai beson te të gjithë ne, nuk ka të bëjë vetëm me mua. Është mirë që të gjithë ta perceptojnë atë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark