×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Drenicës e vlerëson befasi eliminimin nga Kupa

    Insajderi
    17 November 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri Bekim Shotani ka thënë se eliminimi i Drenicës nga Kupa e Kosovës është befasi. Drenica është skuadra e vetme e Superligës që është eliminuar të enjten në këtë fazë të Kupës së Kosovës në futboll.

    Drenica u eliminua pas penalltive nga Flamurtari. Ndeshja prej 120 minutash përfundoi 2:2. Flamurtari fitoi 8:7 me penallti.

    “Është befasi, marrë parasysh traditën që vazhdon. Kësaj radhe ishim ne ajo befasi e Kupës. Qysh prej fillimit bëmë një gafë me autogol. Ndërtuam lojën dhe barazuam rezultatin. Bëmë një gabim në zonë dhe skuadra kundërshtare shënoi gol, barazuam dhe qëlluam shtylla. Fati nuk ishte në anën tonë, ndonëse kishim dominimin, krijuam raste por nuk shënuam. Në ekzekutimin e penalltive ishte i pafat njëri prej lojtarëve tonë. Ndodhë dhe në fund Flamurtarit i dëshirojmë sukses. Kemi punuar në këtë aspekt shumë për të mos nënçmuar, sepse Flamurtari ka skuadër cilësore. Nuk patëm fat as në ndeshje as në penallti. Pavarësisht që synimi ka qenë ta ndjekim Kupën, nuk ia arritëm, ky është një minus i madh për neve”, ka thënë Shotani.

    Drenica do ta luajë në fundjavën e ardhshme ndeshjen e fundit për këtë stinor ndaj Dritës.

    “Duhet ta nxjerrim më të mirën ndaj Dritës, për të ruajtur pozitën në mes të tabelës. Kemi një problem në shtëpi të marrim pikë, kurse në udhëtim kemi marrë pikë të mjaftueshme”, ka theksuar Shotani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark