Në konferencën e dhënë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Frosinone, trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli, foli edhe për sulmuesin e kombëtares U-21 të Shqipërisë, Stiven Shpendin, i cili ka bërë gjithsej gjashtë paraqitje në këtë kampionat, pasi u dëmtua dhe nuk ka mundur të luajë në tre ndeshjet e fundit.
Andreazzoli theksoi se i pëlqen shumë si lojtar Shpendi, ndërsa shtoi se i la një përshtypje të shkëlqyer në ndeshjen kundër Interit.
“Shpendi e kaloi dëmtimin dhe u kthye në shërbim të plotë këtë javë.
Më pëlqen shumë djali, ai la përshtypje të shkëlqyera kundër Interit. Ai mund të kishte qenë më me fat, por me siguri mund të mbështetet tek ai. Ai ka një buzëqeshje magjepsëse dhe bën gjithçka me gëzim, kjo më pëlqen”-tha trajneri i Empolit,.