Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit, ka pranuar pas ndeshjes se Llapi e ka merituar fitoren, për shkak të luftës që lojtarët kundërshtarë kanë bërë gjatë ballafaqimit. Ai ka shtuar se ky është edhe mësim për lojtarët që ai drejton.
“Nëse dëshirojmë ta rrisim nivelin e futbollit në Kosovë, me lojtarë e trajnerë, gjyqtarët duhet ta lënë topin më shumë në fushën e lojës. Kjo i përket javës së kaluar. Për këtë javë, Llapi dhe trajneri Batatina merituan fitoren. Në futboll, nëse mbetesh me më pak lojtarë, tregon se duhet luftë e madhe nga lojtarët. Ua uroj fitoren sepse luftuan deri në fund. Por, disa përgjegjësi duhet t’i marrim mbi vete.
Nuk kemi shumë lojtarë në ekip që mund t’i luajnë disa pozita. Për këtë arsye edhe nuk po mundemi të bëjmë shumë ndryshime në lojë. U ndëshkuam në këtë aspekt sot. Krahas mungesave që patëm, lojtarët kanë mundur të mësojnë se sa duhet luftuar në fushë”, ka thënë trajneri Yigit për “ArtMotion”.