×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Trajneri i njohur nga Prishtina: Sot kisha hjek dorë nga shtetësia e Kosovës, jam mashtruar nga shqiptarët

    Insajderi
    19 September 2021 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për 9 muaj mbi 3 mijë e 500 qytetarë të Kosovës hoqën dorë nga shtetësia.

    Arsyeja kryesore raportohet të jetë pajisja me shtetësi gjermane dhe austriake.

    Vende këto të cilat nuk lejojnë dy shtetësinë. Kështu përmes aeroportit ndërkombëtar Adem Jashari shumë mërgimtarë vendosin ta lënë vendin. Mes tyre, ka edhe qytetarë të cilët kanë vendosur që pos largimit të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

    Duke komentuar këtë lajm, trajneri i njohur nga Prishtina, Afrim Toverlani deklaroi se edhe ai do të tërhiqej nga shtetësia e Kosovës, pasi sipas tij është tradhëtuar nga shqiptarët, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Edhe unë sot kisha hjek dorë sepse jam mashtruar dhe tradhtuar nga shqiptarët! Konica mirë e ka pas” – komentoi ai.

    No description available.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark