×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trajneri i sportit shpërthen në lot gjatë videos live: Të gjithë po vdesin në Hatay, ju lutemi sillni ambulancë

    Insajderi
    06 February 2023 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Hataysporit, Volkan Demirel, bëri thirrje për ndihmë. Gjatë videos së drejtpërdrejtë që hapi pas tërmetit, Demirel, deklaroi se kishte njerëz që kishin nevojë për ndihmë dhe kërkonte mbështetje, duke mos i mbajtur dot lotët, raporton ‘HaberTurk‘.

    Ai tha: Të gjithë janë të mjerë këtu. Të gjithë po vdesin në Hatay. Ju lutemi sillni ambulancë këtu, ndihmoni. Situatat janë shumë të këqija këtu. Ndihmë, nuk mund t’i arrijmë njerëzit.”

    Duke pasur vështirësi në të folur, Demirel tha: “Nuk mund të bëjmë shumë me mjetet tona. Unë dua që t’i dërgoni sa më shumë. Situata është e njëjtë jo vetëm në Hatay por edhe në provincat përreth. Ndihmoni për hir të Allahut”.

    Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues. Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 500 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark