Ndeshja kundër Kosovës do të jetë shumë e veçantë për futbollistët shqiptarë që luajnë për përfaqësuesen e Zvicrës.
Shumë nga ta vijnë nga Kosova, andaj kjo sfidë për ta do të jetë më e veçantë nga të tjerat.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, ndoshta edhe Andi Zeqiri janë futbollistët nga Kosova që do përballen me “Dardanët” në Cyrih të martën me fillim nga ora 18:00.
E trajneri i “helvetikëve” u ka bërë thirrje treshes shqiptare të kontrollojnë emocionet kundër Kosovës.
“Graniti, Xherdani apo edhe Zeqiri duhet të kontrollojnë emocionet e tyre. Do të jetë e veçantë para ndeshjes, por sapo gjyqtari të sinjalizojë fillimin e takimit, ata duhet ta fshehin atë. Ata janë të gjithë profesionistë dhe kjo është arsyeja pse unë e kërkoj këtë nga lojtarët”, deklaroi Yakin në konferencë për shtyp