Transformimet e mediave, transformimi i klulturës, futja e politikës dhe e fesë online dhe në rrjetet sociale, janë disa nga problemet e mprehta që trajtohen në Librin e sapobotuar i cili përmbledh studimet e prezantuara në konferencën shkencore ndërkombëtare për mediat dhe komunikimet që u mbajt kohë më parë në Prishtinë.
Mediat në Kosovë dhe në Ballkan, sipas profesorit italian Roberto Marini, nuk dallojnë shumë nga ato italiane apo europiane duke parë problemet me të cilat përballet mendësia tradicionale, por edhe sistemi i vlerave i industrializuar dhe i futur online.
Për prof. Jasmina Mironskin, nuk janë transformuar vetëm mediat, por krahas tyre është transformuar edhe biznesi. Të bërit biznes, shkruan në këtë libër studiuesja maqedonase, është e pamundur të mendohet sot pa njohjen e thellë të hapësirës virtuale dhe kjo ka transformuar edhe shoqërinë.
Ky transformim ka ndodhur edhe në politikë, në kulturë, madje, sipas Dr. Sedat Islamit, predikimi fetar edhe në Kosovë sot gati ka kaluar online, hapësirë kjo që kultivon shpesh ekstremizmin.
Në këtë Libër janë përfshirë 20 punime nga studies të huaj dhe shqiptarë si përmbledhje e studimeve të prezantuar në konferencën shkencore ndërkombëtare me tilluar “Historia e medias dhe transformimet mediatike”, e organizuar nga Kolegji AAB më 23 shtator të vitit të kaluar së bashku me Universitetin italian të Peruxhas, Universitetin publik të Tiranës, School of Public Relation të Shkupit, Universitetin e Elbasanit, Bedër etj.
Lexuesi këtë libër me përmbledhej studimesh mund ta gjejë në Librarinë e Kolegjit AAB.