Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Keqekollë të Prishtinës pasi i njëjti ka transportuar kundërligjshëm drunj.
I dyshuari kishte të ngarkuar në kamion dru të pa damkosura dhe transportoheshin pa fletë përcjellëse në sasi prej 7m2.
Bëhet e ditur se Agjensioni Pyjor i Prishtinës i kanë lëshuar proces verbalin për konfiskim të druve.
“Raportohet se është ndaluar dhe kontrolluar kamioni me targa vendore me drejtues mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar në kamion dru të pa damkosura dhe transportoheshin pa fletë përcjellëse në sasi prej 7m2. Agjensioni Pyjor i Prishtinës, në vendngjarje i kanë lëshuar proces verbalin për konfiskim të druve, kamioni është shoqëruar për në SPMK-së Keqekollë. I dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.