×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Trashëgimia e Maradonës: Si pronari i Napolit përdori një kontratë të rreme për të sjellë yllin botëror në Serie A

    Insajderi
    27 December 2022 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përktheu: Hergi Llupi

    Të shpjegosh kuptimin e Diego Armando Maradonës për tifozët e Napolit dhe gjithë qytetin e Napolit është pothuajse e pamundur. Ai ishte një ikonë përtej futbollit. Ai nuk ishte vetëm lojtari më i mirë në botë dhe ndoshta as lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, ai ishte njëriu që ndryshoi historinë e Napolit. Një qytet ku gjithçka duket shumë më e vështirë për t’u ndodhur, se sa qytetet e tjera përreth Italisë. Imagjiono të fitosh Scudetton, ose Kupën UEFA, me një ekip që po luftonte për të shmangur rënien deri sa të vinte Maradona. Diego, siç e quajnë shumë qytetarë të qytetit histroik në jug të Italisë, ishte diçka tjetër. Ai përfaqësonte shpengimin shoqëror të mijëra njerëzve që po luftonin në jetën e tyre. Shumë prej tyre vazhduan të luftonin, por nuk kishte rëndësi sepse Maradona ishte aty. Qershori i vitit 1984 ishte muaji që ndryshoi historinë e këtij qyteti falë vizionit të pronarit të klubit, Corrado Ferlaino. “Ka vetëm një mënyrë për ta përshkruar atë, ai ishte një argjentinas napolitan”, ka thënë Ferlaino.

    Corrado Ferlaino është një sipërmarrës italian që u bë president i Napolit në vitin 1969 dhe mbajti një rol brenda klubit deri në fund të viteve 90-të. Ai shënoi një epokë për futbollin italian dhe imazhi i tij lidhet gjithmonë me transferimin e Maradonës nga Barcelona në verën e vitit 1984. Një histori që na jep një pasqyrë se si futbolli është i lidhur me politikën, por edhe se si vizioni i një njëriu mund të ndryshojë historinë e një qyteti të tërë. Ferlaino e ka treguar këtë histori shumë herë, por sytë e tij ende shkëlqejnë pothuajse 40 vjet pasi ngjarjet kishin ndodhur në të vërtetë teksa kujton çdo minutë të atyre ditëve të pabesueshme. “E kam treguar këtë histori aq shumë herë sa çdo herë shtoj detaje të reja. Nuk dua të them gjëra të pasakta, ndaj këtë herë do të mundohem të jem sa më besnik”.

    Si u përfshi politika

    Për të shpjeguar transferimin e Maradonës te Napoli duhet të marrim parasysh diferencat financiare mes klubeve italiane si Juventus, Inter apo Milan dhe të tjera si Napoli. Të kaltërit nuk ishin aq të fortë sa sot dhe marrëveshja me Maradonën dukej se ishte vetëm një ëndërr, diçka që vetëm klubet e mëdha nga veriu mund ta përballonin. Kjo është arsyeja pse kjo është një histori që përfshin shumë më tepër se sa vetëm futbollin, sepse është gjithashtu një histori për dallimet sociale dhe financiare në të njëjtin vend.

    “Barcelona donte ta shiste Maradonën sepse, le të themi, ai nuk ishte në stilin e tyre, por nga ana tjetër ata nuk donin ta shisnin sepse ishte shumë i mirë. Ata ishin të pavendosur mes dy ideve krejtësisht të kundërta brenda klubit. Pastaj, pati një problem financiar. Ne duhej të gjenim trembëdhjetë miliardë lireta italiane në atë kohë ( rreth 7,5 milionë dollarë) për të blerë Maradonën”. Gjetja e parave u bë prioriteti i Ferlainos ato javë dhe ai arriti t’i gjente ato në një mënyrë.

    “Unë nuk mund t’i investoja të gjitha ato para vetë dhe klubi nuk mund t’i përballonte ato. Më duhet të them që ishim shumë me fat, ndonjëherë në jetë të duhen. Shumë herë humbet, shumë herë fiton. Unë fitova duart këtu poshtë sepse qyteti i Napolit hyri në një krizë ekonomike dhe qeveria italiane dërgoi një nga ish-ministrat e saj në pranverën e vitit 1984, Vincenzo Scotti, për të mbikëqyrur rolin e kryetarit të Bashkisë, ai ishte një mik i mirë i imi dhe ndër të tjera ai e kuptoi shumë mirë se çfarë kërkonin puplli i Napolit dhe në atë moment ai bindi bankën e qytetit të financonte marrëveshjen e Maradonës.

    Drejtuesit e Barcelonës ishin të pavendosur, ata vazhdimisht ndryshuan kushtet e pagesave. Ajo që banka vendosi një ditë, nuk funksionoi për klubin spanjoll të nesërmen. Ne vazhduam me ditë dhe marrëveshja u shty deri në ditën e fundit të merkatos. Pikat vendimtare ishin garancitë e pagesave që duhej të ishin në tre vjet. Në momentin që Scotti mbërriti, ai bindi Ferdinando Ventrigilia, anëtar i bordit të bankës që të vazhdonte me transferimin e Maradonës.

    Bordi i bankës u mblodh në hotelin ku po qëndronte Venrtiglia për të dhënë dritën jeshile përfundimtare, por ai ishte gjithashtu shumë i kujdesshëm ndaj opinionit publik. U zgjova në mëngjes dhe lexova gazetat lokale, të cilat të gjitha kritikuan këtë marrëveshje, siç ndodh gjithmonë këtu. Ata thoshin se ishte e gabuar të shpenzoje lëtë lloj shifre për një futbollist, në vend që të investosh burime në gjëra të tjera për të gjithë komunitetin. Më duhej të bëja diçka.”

    Kontrata e rreme

    Ferlaino kishte një vizion dhe një ëndërr për veten dhe tifozët e Napolit. Në atë pikë, u bë disi personale. Dashuria e tij për klubin dhe për tifozët pushtoi dhe mposhti plotësisht çdo mundësi tjetër. Maradona duhej të luante për atë klub, pa marrë parasysh diçka tjetër. Ferlaino e dinte që gjërat mund të ndryshonin shpejt dhe kur e kputoi që banka mund të ndryshonte mendje për këtë investim, ai u tregua më i zgjuar dhe më i shpejtë.

    “Pasi lexova presionin e shtypit dhe kritikat për këtë marrëveshje nga disa kritikë, shkova menjëherë në bankë për të marrë letrën që vërteton mbështetjen financiare të bankës për kontratën e Maradonës, sepse e dija se ishte e nevojshme të parashikoja një ndryshim të mundshëm mendjesh nga anëtarët e bankës. Pasi mora këtë certifikatë, mora avionin dhe shkova në Milano fillimisht dhe më pas në Barcelonë.

    Para mbërritjes sime, unë kisha dërguar dy nga njerëzit e mi në Barcelonë për të biseduar me Maradonën, agjentin e tij dhe klubin. Antonio Juliano, një ish-lojtar i Napolit, i cili në atë kohë ishte anëtar i bordit tonë dhe me të dërgova një biznesmen, Dino Celentano, një miku im dhe një person që mund t’i besoja për negociatat. Të dy kishin për detyrë të gjenin një marrëveshje me Barcelonën dhe lojtarin. Arritëm vonë në mbrëmje dhe firmosja përfundimtare për kontratat mbërriti rreth mesnatës. Ndërsa prisja të nisesha për në Napoli me avionin privat, ndalova në të njëjtin hotel ku nënshkruam marrëveshjen për të mirë një uiski mbi shkëmbinj që të pushoja pak pas atyre ditëve të tensionuara. Ndërkohë që po e pija, doli kamarieri për të më pyetur nga isha.

    Ai më pyeti se nga jam, dhe unë iu përgjigja nga Napoli. Ai më thumboi duke më thënë ‘ah nga Napoli, sapo mashtruam Napolin, i shitëm një lojtar që nuk bën fare’.”

    E gjithë kjo ndodhi ndërsa afati i transferimit tashmë kishte përfunduar dhe Napoli nuk mund të nënshkruante teknikisht Maradonën, por ndonjëherë pasioni dhe dhelpra e një pronari emocional mund të bëjnë diferencën. “E vutë re që thashë se shkova fillimisht në Milano dhe më pas në Barcelonë? Po, sepse shkova në zyrat e Serisë A për të dorëzuar një zarf të zbrazët që supozohej të kishte brenda kontratës së Maradonës, e cila duhej të dorëzohej deri atë ditë. Pas Barcelonës, u ktheva në Milano dhe në hyrje i thashë rojës së natës se kam bërë një gabim në procedurë, u ngjitëm në zyra dhe e ndërrova fshehurazi zarfin, mora me vete atë bosh dhe lashë atë me kontratë. Disa gazetarë e morën vesh, por federata ishte e lumtur që kishte Maradonën në Serie A dhe në Napoli, kështu që ata e injoruan.

    Duke kujtuar Maradonën

    Maradona ishte i dashur si askush në Napoli dhe qyteti ia tregoi gjithmonë këtë dashuri kur u kthye vite pas lamtumirës së tij të zhurmshme, kur u largua nga vendi pa i thënë lamtumirë tifozëve dhe njerëzve që donte. Ferlaino dhe Maradona u takuan gjithashtu kur Diego u kthye në vitet e kaluara për të vizituar miqtë e tij, fansat dhe qytetin e tij. “Hera e fundit që e pashë ishte një vit para se të vdiste, ai ishte gjithmonë mirë me mua, si me gjithë qytetin e Napolit. Vdekja e tij më trishtoi, sigurisht. Mendoj se e lanë të vdiste, lanë një të sëmurë të vdiste, ishte si një vetëvrasje psikologjike. Nuk mbrohej dhe nuk mbrohej dot nga problemet e tij”.

    Napoli nuk do ta harrojë atë dhe ajo që ka bërë për të gjithë ne është thjesht e paharrueshme. Dashuria ime për këtë qytet është gjithashtu shumë e thellë. Më pëlqen të udhëtoj nëpër botë, edhe në moshën 91-vjeçare do të doja të kisha një jetë të dytë diku, ndryshe në botë, do të doja të punoja në vende të ndryshme, por nuk mund të shkoj. Të gjithë në Napoli më duan vërtet, dhe si mund të largohem nga Napoli?”.

    Ferlaino dhe Maradona ndanë disa momente të pabesueshme sportive, por ndanë edhe dashurinë për qytetin e Napolit dhe për napolitanët. Së bashku, ata ishin në krye të botës së futbollit dhe nëse jep gjithçka për Napolin, ky qytet do të kthejë gjithçka. Në këtë rast, edhe diçka më shumë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark