×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Tre mjekët e arrestuar për rastin e foshnjës në Prizren – reagon SHSKUK

    Insajderi
    29 June 2023 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një foshnje e porsalindur ka vdekur në Spitalin e Prizrenit. Për rastin janë arrestuar tre mjekë. Ndaj të cilëve është ankuar familja e foshnjës. Për arrestimin e mjekëve ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), shkruan Insajderi.

    Nga SHSKUK kanë bërë me dije se janë duke pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin.

    Vetëm pas këtyre raporteve mund të dilet me një konkluzion.

    Reagimi i plotë:

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), po trajton me prioritet të lartë rastin që ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor.

    Në të njëjtën kohë jemi duke pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin.

    Andaj, aktualisht nuk mund të konkludohet nëse e mjekët që kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete.

    Raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat apo nuk ka vepruar sa e si duhet.

    Pa këto raporte çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark