Tre nxënës në Podujevë rezultojnë pozitiv me koronavirus – Insajderi
×
Fokus 1

Tre nxënës në Podujevë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Insajderi
01 October 2020 - 09:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Komunën e Podujevës.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat; Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërme dhe Lupç i Poshtëm.

Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Bedrie Rama ka thënë se numri i rasteve aktive aktualisht është 30.

“Sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja pozitive me COVID-19 në Podujevë. Aktualisht në këtë komunë aktivë me virusin korona janë 30 persona. Ndërkaq, jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 qytetarë”, tha Rama.

Epidemiologia e QKMF-së dhe Koordinatorja e Shtabit Emergjent ka theksuar se tre nxënës në këtë komunë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark