×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tre persona raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë

    Insajderi
    22 October 2023 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të ndara për persona që janë zhdukur.

    Rasti i parë është në Pejë, ku një grua e ka raportuar të zhdukur motrën e saj.

    PERSON I ZHDUKUR- Rr. Hoxhë Tahsini, Pejë 20.10.2023-13:50. Me datë 21.10.2023 ankuesja kosovare ka raportuar se, me datën e cekur motra e saj kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

    Ndërsa në Gjakovë, një burrë e ka raportuar të zhdukur djalin e tij.

    Rr. Pashko Vasa, Gjakovë. 19.10.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij  kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”

    Vajzën e saj e ka raportuar të zhdukur edhe një grua në Leposaviq.

    PERSON I ZHDUKUR- Leposaviq. 20.10.2023 – 05:00. Ankuesja kosovare ka informuar se vajza e saj  është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

    Policia ka thënë se rastet po hetohen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark