×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tre persona theren me thikë në Rahovec, pesë të tjerë të arrestohen

    Insajderi
    17 August 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë therur me thikë rreth orës 03:35 pas mesnatës.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshje në një restorant në fshatin Xërxë të Rahovecit.

    Me ç’rast janë arrestuar edhe pesë persona.

    Kështu tha për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

    Ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor””, tha Elezaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark