×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Tre persona vdiqën shkaku coronavirusit në Mal të Zi

    Insajderi
    18 April 2023 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi (IJZ) njoftoi se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit me coronavirusit kanë përfunduar analizat dhe kanë dorëzuar rezultatet për 696 mostra.

    Numri i rasteve të reja kapin shifrat e 75 rasteve të reja me COVID-19, raporton rtcg.

    Gjithashtu është bërë e ditur se edhe tre persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.

    Përqindja e rasteve pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarve për të hënën ishte 10.78 për qind.

    Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në shtetin malazez që nga fillimi i pandemisë është 2,823.

    Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me coronavirusin e ri në Mal të Zi është 290.918.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark