×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tre raste me grip të derrave dhe dy me Covid-19 në QKUK, Vishaj jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    09 January 2024 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Kosovë, Klinikën e Infektives janë duke u trajtuar tre raste me grip të derrave dhe dy me koronavirus. Kështu tha për Insajderin, infektologu, Arben Vishaj.

    Për momentin jemi duke i trajtuar 3 pacientë me Influenza AH1N1, dhe 2 pacientë me COVID-19”, deklaroi ai teksa shtoi se gjendja është stabile.

    Infektologu foli edhe për gripin sezonal. Tregoi se cilat janë simptomat.

    “…janë lodhja, plogështia, kollitja, temperatura, rrjedhje nga hundët, dhimbje gjymtyrësh dhe frymëzënie”.

    Vishaj sugjeron qytetarët që momentin që kanë simptoma të tilla t’i drejtohen mjekut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark