×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tre serbët e arrestuar për sulmet ndaj gazetarëve u liruan me dorëzani

    Insajderi
    20 July 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për këto sulme ndaj gazetarëve, tre serbë u mbajtën vetëm një muaj në paraburgim.

    Procedurat hetimore ndaj Nemanja Vllaskoviq, Dalibor Spasiq, Urosh Vukasinoviq u ndërprenë, pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka liruar me dorëzani.

    Përmes një përgjigje elektronike, kjo gjykatë tha se kaucioni për mbrojtjen në liri i kushtoi 15 mijë euro secilit.

    “Në këtë fazë nuk kemi të bëjmë me vendime meritore mirëpo me vendime procedurale bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale lidhur me masat mbi sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, në këto raste ka qenë e caktuar fillimisht masa e paraburgimit ndaj të pandehurve e cila masë tani është zëvendësuar me masën e dorëzanisë, ndaj secilit vendim pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Sa i përket arsyeve mbi caktimin e masës së dorëzanisë ju njoftojmë se në arsyetimin e vendimit të Gjykatës lidhur me secilin rast veç e veç ceken të gjitha bazat ligjore dhe arsyet mbi caktimin e kësaj mase ndaj të pandehurve bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale” ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Mitrovicë.

    E avokati Yll Zekaj thotë se në aspektin ligjor kjo gjë është në rregull.

    Mirëpo sipas tij, nga Gjykata duhet të vlerësohet personaliteti i kryerësve, mënyrën e kryerjes së veprës dhe rrezikun e përsëritjes.

    Nga ana tjetër, sipas njohësit të çështjeve të sigurisë Valdet Hoxhës ndërrimi i masës nga e paraburgimit në dorëzani lidhet me rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

    Arrestimi i këtyre tre serbëve, dy prej nga komuna e Leposaviqit dhe një nga Mitrovica Veriore u bë më 16, 17 dhe 19 qershor.Për arrestimin e tyre, njoftoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark