×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tre shqiptarë ministra të Jashtëm bëhen bashkë për ta uruar 28 Nëntorin

    Insajderi
    28 November 2020 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në këtë 108-vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë i veçantë është fakti se drejtues të Ministrive të Jashtme të tre vendeve në Ballkan janë shqiptarë.

    Ditën e sotme, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bashkë me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministren e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilluan një video telefonatë të përbashkët.

    Në një reagim në Facebook, lidhur me video-telefonatën, Kryediplomati Cakaj u shpreh se me homologët e tij, e nisën këtë ditë me nderim të përulur për flamurin kuq e zi.

    “Këtë mëngjes e çelëm së bashku me Bujarin dhe Melizën, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut e Ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, me nderim të përulur për flamurin kuq e zi, bashkëndjenjë të thellë e vetëdije të plotë për rrugëtimin e përbashkët si komb shqiptar dhe, natyrisht, me urimet më të përzemërta për çdo shqiptar, kudo në botë”, ka shkruar Cakaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark