×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës, gjykata vendos se kur mbahet seanca e parë

    Insajderi
    13 April 2023 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre të dyshuar për sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla do të paraqiten nesër në seancën e parë. Insajderi merr vesh nga burimet e veta se seanca do të fillojë nesër nga ora 10:00.

    Të dyshuarit për sulmin ndaj tij Kenan Hasani, Okan Hasani Lum Dervishi u arrestuan mbrëmë nga Policia e Kosovës.

    Pas arrestimit të tyre reagoi edhe vet gazetari i cili falënderoi Policinë e Kosovës për aksionin dhe ministrin Xhelal Sveçla për njoftimin.

    Faleminderit shumë, unë e di që këto i ka kry Policia e Kosovës. Mu më kanë mbajtë gjithmonë të informuar. Unë kam pas takim me dy-tri vija të sigurisë kosovare të cilët kanë qenë shumë profesional edhe që kanë reagu shumë shpejtë. Faleminderit ministrit që po na informon sonte edhe po e kryen punën e vetë”, tha Syla në T7.

    @insajderiinsajderi #valonsyla #kosova #shqipe #tiktok #viral #fyp #sulm #lajmifundit ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Gazetarin Syla e kanë përcjellur sulmuesit, derisa po dilte nga ndërtesa e televizionit 7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing, pastaj e kishin ndjekur me veturë dhe para shkallëve të një lokali në Bregun e Diellit ku edhe u sulmua nga të tre.

    @insajderiinsajderi #ValonSyla #insajderi #sulmi #kosova #shqipet #kosovatiktok #viral #fyp ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Për rastin reaguan liderët politikë e organizatat vendore e evropiane për mbrojtjen e gazetarëve, përfshirë kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Kurti se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është “i pa tolerueshëm dhe i papranueshëm”, dhe kërkoi që “rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur, ashtu që autorët sa më parë të vihen para drejtësisë”.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark