×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tre të mitur dyshohen se i vunë flakën Muzeut të Vjetër të Muzikës të Gjakovës

    Insajderi
    01 September 2023 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre persona të mitur po dyshohen për djegien e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për pasoja në njerëz.

    “Stacioni Policor në Gjakovë, më datë 30.08.2023, në ora 18:30 është njoftuar se Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri. Të gjitha njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz. Për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin e Krimeve të Rënda pranë kësaj drejtorie. Më datë 31.08.2023, pas një pune intensive hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë tre persona të moshës së mitur, të dyshuar si kryes të mundshëm të veprës”, njofton Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark