Procesi i lindjes është një çështje serioze dhe përgjithësisht fotot e para tregojnë një nënë të djersitur e të lodhur duke qeshur nga lumturia dhe duke mbajtur në krahë të voglin e saj.
Por kohët e fundit, një numër gjithnjë e në rritje i nënave të reja po zgjedhin të aplikojnë në fytyrë make-up të plotë përpara ose gjatë lindjes, në mënyrë që të duken të përsosura për fotot e para.
Disa gra madje janë duke shkuar aq larg sa të përdorin penel, konture, apo edhe nxirës artificial për lëkurën para lindjes.
Duket se rritja e popullaritetit të influencuesve të mediave sociale dhe varësia jonë për kapjen dhe ndarjen e çdo çasti të jetës në rrjetet sociale, luan një rol të madh në këtë trend të ri.
Nënat gjithnjë e më shumë po ndajnë imazhe të vetes së tyre në Intagram me hashtag #hospitalmakeup, #surgeryglam dhe #cameramama
Një nënë madje bëri një video që u bë virale në rrjetet sociale ndërsa bënte make up-tutorial gjatë lindjes së saj që zgjati 10 orë.
Artistja e make up-it Alaha Karimi kaloi tre orë duke bërë make-up-in saj në mënyrë që të ishte perfekte për fotot e saj.
“Më duhej të ndalesha sa herë që kisha një kontraksion dhe duhet të merrja frymë”, ka treguar ajo për BBC.
“Por, sinqerisht, duke bërë diçka që unë e doja, ndihmova veten që koha të kalonte shumë më shpejt dhe gjithçka të bëhej shumë më e lehtë”.
https://www.instagram.com/p/BCq5otFnUTW/?utm_source=ig_web_copy_link