×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Treni godet veturën në Fushë Kosovë – Policia jep detaje: Ka të lënduar

    Insajderi
    17 May 2023 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër persona janë lënduar pas goditjes që treni ndaj një veture në Fushë Kosovës.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani teksa shtoi se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

    Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet. Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, përderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin“, tha Kelani.

    Policia bën thirrje që shoferët të jenë më të kujdesshëm ndaj shenjave të trafikut.

    Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë vigjilent, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kujdes të shtuar të paraqesin nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë hekurudhat“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark