×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Treni më luksoz i Evropës po bëhet edhe më i mahnitshëm

    Insajderi
    28 June 2017 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse ka një pengesë për të përjetuar një eksperiencë treni të vitit 1920, është mënyra se si pasagjerët e epokës së artë kanë bërë banjë gjatë udhëtimeve të tyre.

    Ata në fakt nuk kanë bërë.

    Prandaj, nuk ka dushe apo vaska për banjë në trenin Simplon-Orient-Express të Venecias – trenin luksoz evropian që ka dhe dhoma për të fjetur, dhe i cili njihet për sharmin e tij romantik të botës së vjetër, pasi që është në dizajn të karrocave të viteve 1920-ta dhe 30-ta, raporton CNN.

    Por kjo do të ndryshojë.

    Kompania e cila drejton trenin, Belmond, ka shpalosur dizajnet e tri suitave të mëdha të cilat do ti shtohen trenave në mars të vitit 2018.

    Secila nga shomat do të kenë nga një shtrat dopio, një dhomë dite – e cila përmban edhe pjesën për të ngrënë dhe një divan i cili mund të shndërrohet në një krevat shtesë – dhe gjithashtu një banjë me dush, lavaman dhe tualet.

    Si pjesa tjetër e këtij treni të Venecias, dizajni i brendshëm i këtyre dhomave do t’i qëndrojë besnik stilit historik.

    Mobilet e trenit janë me modele nga tri vendet kryesore nëpër të cilat kalon treni – Venecia, Paris dhe Stamboll.

    Gjëra të tjera ekskluzive për mysafirët e suitave përmbajnë kamerier, komoditet me porosi, havjar dhe shampanjë gjatë gjithë udhëtimit.

    Kostoja e një udhëtimi në këto suita të trenit Simplon-Orient-Express është nga 7 mijë dollarë për person (udhëtim gjatë një nate nga Londra për në Venecia apo e kundërta) deri tek gati 20 mijë dollarë për person (një udhëtim vjetor prej 10 ditësh nga Parisi në Stamboll). /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark