×
  • Sport
  • Sport

    Trepça ’89 lëshon fitoren nga duart në minutat e fundit ndaj Ballkanit

    Insajderi
    30 November 2022 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trepça ’89 ka barazuar 1-1 me Ballkanin në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Ndeshja nisi me një ritëm të lartë, me dy skuadrat që tentuan të kalonin herët në epërsi

    Skuadra vendase rrezikoi me anë të Rilind Nimanit, Ricardo Faty e Christian Mba, por që të tre nuk ia dolën të mposhtin portierin kundërshtar.

    Në anën tjetër, kampioni në fuqi po ashtu pati raste të sigurta shënimi, mirëpo të saktë nuk u treguan Ermal Krasniqi, Lindon Ermallahu e Albion Rrahmani.

    Në 45 minutat e dytë ishte një skenar tjetër, pasi dy ekipet u angazhuan më shumë, derisa u shënuan edhe dy gola.

    Edhe pjesa e dytë kishte një insistim nga dy skuadrat për të shënuar golin e epërsisë, ndërsa fati i takimit u vendos në minutat e fundit.

    Ishte minuta e 77-të e takimit, kur Mba asistoi te Abdulah Oyekanmi, që realizoi golin e epërsisë, dhe u mendua se kishin fituar tri pikë të mëdha.

    Por, Ballkani nuk u dorëzua deri në fund dhe ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e realizuar prej Ermal Krasniqit (90+1).

    Ballkani vazhdon të jetë në vendin e dytë me 34 pikë, ndërsa Trepça ’89 është ngjitur në të tetin me 19 sosh. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark