×
  • Sport
  • Sport

    Trepça 89′ mposht Prishtinën në “finalen” e titullit

    Insajderi
    07 March 2017 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në orën 13:00 në Kosovë u luajt një nga ndeshjet më të rëndësishme në lidhje me fatin e titullit kampion në Superligë.

    Trepça ’89 u përball me Prishtinën në Mitrovicë duke fituar ndeshjen me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm u shënua në minutën e 4′ nga sulmuesi nigerian Oto John, kartoni i të cilit është në pronësi të kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeut.

    Para këtij takimi kryesuesit e Trepçës ’89 kishin një epërsi prej 6 pikësh nga Prishtina e vendit të dytë, avantazh që tashmë u bë 9 pikë dhe shanset e kryeqytetasve për titull kampion thuajse u shuan.

    Pas 20 ndeshjesh, Trepça ’89 ka grumbulluar 48 pikë, ndërsa Prishtina mbetet me 39. Nga 39 pikë kanë edhe Feronikeli me Llapin, të cilët përballen nesër me njëri-tjetrin në shtëpinë e kampionëve në fuqi në Drenas. /Insajderi.com

    trep

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark